PowerFast II
Vidha e pllakave të tallashit për aplikime të shpejta dhe fleksibile.
PowerFast II

Karakteristikat e produktit

  1. Maja e vidhës me tre brinjë siguron gryerje të shpejtë dhe depërtim efikas.

  2. Gjeometria poshtë kokës me xhepat e dyfishtë të optimizuar të konit dhe prerjes, sigurojnë më pak sipërfaqe të plasaritura në dru dhe materiale me bazë druri, dhe më pak dëmtim të komponentëve metalikë. Kjo, për një pamje dhe ndjesi më të mirë të sipërfaqeve.

  3. Hapi i rritur i filetos redukton ndjeshëm kohën e futjes së vidhos (për montim të shpejtë).

  4. Brinjët gruerëse të boshtit në kombinim me gjeometrinë e bërthamës së bluarjes reduktojnë dukshëm rezistencën e vidhosjes. Kjo do të thotë që më shumë vida mund të vidhosen me një jetëgjatësi më të gjatë të baterisë (trapani me bateri) dhe më pak përpjekje.

  5. Gjeometria e re e prerëse e bërthamës mundëson gryerje të saktë dhe heqje të mirë të pluhurit të drurit. Kjo bën të mundshme fiksim në distanca të vogla në skaje si dhe në qendër të materialit.

  6. Vidha e re Power-Fast II, me gjeometrinë e saj unike të vidhave kombinon njohuritë më të larta teknike me dizajnin e shkëlqyer.


Përaprësitë tuaja në një shikim:

Instalim i lehtë dhe komfor:
Gjeometria e vidhave të Power-Fast II të re mundëson aplikime të shpejta. Instalimi është i lehtë, i rehatshëm dhe fleksibël.
Redukton efektin e ndarjeve:
Ky lloj i vidhave ka reduktuar në minimun efektin e ndarjeve në pllaka, krahasuar me vidhat e zakonshme të tallashit.
Instalim i rehatshëm:
Power-Fast II me shtresë dylli me performancë të lartë, redukton efektin bashkë-rrotullues të vidhos dhe lejon instalim të qetë.
Miqësorë ndaj ambientit:
Veshja me zink blu e pasivuar nuk përmban krom VI dhe për këtë arsye është miqësore me mjedisin.
Reduktim i numrit të kokave të kaçavidhave (bits) në përdorim:
Madhësitë e reja të prerjeve zvogëlojnë numrin e ndryshimeve të biteve në diapazonin nga D3-D6 në vetëm 2 ndrime (D3,0 -> D3,5 & D5,0 -> D6,0).

Applications

Aplikimi në upa

  • PowerFast II i ri është i përshtatshëm për përdorim me upa fischer (p.sh. DuoPower dhe UX) dhe ngarkesat e rekomanduara.

  • Kjo ofron aplikim fleksibël në upa me kapacitete të larta mbajtëse.

  • Nuk ka nevojë për vida speciale.

  • Siguri dhe saktësi e garantuar nga fischer.

Aplikimi dru në dru

  • Gjeometria e re e vidhave ofron zgjidhjen perfekte, pavarësisht nëse është dru i fortë apo i butë.
  • Për përdorim në konstruksione prej druri që mbajnë ngarkesë, për lidhjen e pjesëve të drurit të ngurtë (dru i butë dhe dru i fortë) si dhe druri i laminuar i ngjitur, druri i laminuar kryq, druri i laminuar me rimeso, përbërës të ngjashëm druri të ngjitur dhe panele me bazë druri.

Aplikimi metal në dru

  • Për pjesët metalike të drurit, p.sh. pajisje metalike, kënde, këpucë trarësh dhe lidhje të tjera metalike dhe druri.
  • Zgjidhja ideale për një sipërfaqe të pastër dhe pa dëmtime.

I shpërblyer disa herë!

E jashtëzakonshme: Vidha e pllakave të tallashit fischer Power-Fast II kombinon njohuritë teknologjike me cilësinë e lartë të dizajnit. Është fitues i Çmimit Gjerman të Dizajnit 2020 dhe i çmimit Red Dot Design 2020.


cd-5ccb697b6d-lqvv7