FAZ II Plus
Shtrënguesi i fuqishëm për rezultate maksimale
FAZ II Plus

Pikat kryesore të produktit (Highlights)

  1. Skaji i theksuar mban kapësin e zgjerimit në pozicionin e tij edhe gjatë goditjes së armaturës, duke siguruar kështu një montim të sigurtë.
  2. Ndërveprimi i konit dhe kapëses së zgjerimit rrit rezistencën në tërheqje në mënyrë të konsiderueshme dhe mundëson distanca minimale të skajit dhe qendrës.
  3. Në mënyrë opsionale me rondele normale të para-montuara, rondele të mëdha GS ose rondele HBS sipas standardit të ndërtimit të drurit DIN 1052.
  4. Gjilpëra goditëse që qëndron lart, e mbron fijen e filetuar nga dëmtimet gjatë vendosjes.

Avantazhet në një shikim

FAZ II 6: Ankeri i parë në botë me shtrëngim, me diametër shpimi 6 mm dhe opsionin ETA 1, për ankorim të sigurt dhe të aprovuar.
Thellësitë e ndryshueshme të ankorimit mundësojnë një rregullim me precizion milimetrik të ngarkesave (M8-M16.
ETA (vlerësimi) gjithashtu përfshin përdorimin e puntove dhe kokave shpuese prej diamanti.
Nëpërmjet vlerësimit të ri ETA Opsioni 1, rriten kapacitetet e ngarkesës në tërheqje deri në 10 përqind dhe kapacitetet mbajtëse deri në 17 përqind. Kjo do të thotë që nevojiten më pak upa ose me masë më të vogël.
Fusha e zgjeruar e aplikimit: tani me vlerësime për klasat e betonit C12 / 15 dhe C80 / 95.

Spirancë për beton me fibra çeliku

Spiranca FAZ II Plus tanimë me miratim të gjithanshëm - general design approval (aBG) për ankorim në beton me fibra çeliku. Kjo hap aplikime të reja për produktin klasik, të cilat janë gjithnjë e më të kërkuara në praktikën inxhinierike.

Përshirë variantat FAZ II Plus me çelik të galvanizuar, FAZ II Plus R nga inoksi dhe FAZ II Plus HCR nga çeliku shumë rrezistent ndaj korrozionit 1.4529 në diametrat M6 deri M24. Miratimi për ankorimin në beton me fibra çeliku është bërë sipas udhëzuesit DAfStb për beton me fibra çeliku (2012-11) me një përmbajtje maksimale të fibrave 80 kg/m³. 

Shfleto miratimin


Beton me fibra çeliku

FAZ II Plus. Kampioni në mesin e spirancave. I fuqishëm dhe fleksibël.

fischer FAZ II Plus është spiranca e çelikut për kërkesat më të larta - për ngarkesa të rënda në beton të plasaritur.
FAZ II Plus mund të përdoret veçanërisht në mënyrë fleksibël falë instalimit të tij të thjeshtë. Kapësja e provuar e zgjerimit i drejton në mënyrë të sigurt ngarkesat në beton dhe mundëson kapacitetin më të lartë mbajtës.


Instalim i shpejtë dhe i sigurtë i spirancave.

fischer FA-ST II është një mjet i specializuar për vendosjen e spirancave, duke kursyer kështu shumë kohë sidomos gjatë montimeve serike. Gjatë rahjes së spirancës nuk ka dëmtime. Mjeti për montim FA-ST II ju përshtatet shumë mirë puntove të zakonshme (2 - 3 kg) me përshtatës SDS. Spirancat e specializuara si psh. FAZ II Plus, FBN II, FBZ dhe EXA mund të vendosen shumë shpejtë, lehtë dhe sigurtë, falë principit shtytje-përmes (push-through) të fischer FA-ST II. Mjeti i vendosjes siguron trajtim optimal, falë peshës së tij të ulët.

Më shumë informacion

Versionet me dado

Versionet e reja me dado kupë, (M10 dhe M12) janë ideale për aplikimet me kërkesa arkitektonike dhe ofrojnë një ankorim tërheqës vizualisht. Përveç kësaj, dadoja kupë mbron nga dëmtimet për shkak të formës së saj të mbyllur.


fischer FAZ II është ankeri i vetëm me dado kupë dhe miratim ETA Opcioni 1!

 

Aplikimet

Fiksim parmakësh

Fiksim parmakësh

Nënkonstruksione fasadash

Nënkonstruksione fasadash

Ankorime në pragje

Anker tensioni

Anker tensioni

Varje e tubave

mbajtëse kabllosh apo trasetë e kabllove

Mbajtëse kablosh

cd-blue-7bd569968f-lzpvf