Punto me thithje pluhuri - FHD
Punto me kokë dhe tub thithës për shpime pa pluhur si dhe për ankorim efikas dhe të miratuar
Punto me thithje pluhuri -  FHD

Përmbledhje e përparësive

Kursen kohë
Pastrimi i vrimës dhe shpuarja në një hap të vetëm kursen kohën e pastrimit normal të ankorimit kimik dhe mekanik, ku pastrimi i puntove rregullohet nga miratimet e tyre përkatëse. Kjo kursen deri në 55% të procesit të plotë të krijimit të vrimave të shpimit.
Garancion për një fiksim të sigurt
Maja dhe trupi i puntos thithëse FHD pastron plotësisht vrimën e shpimit duke garantuar një fiksim të sigurt (pluhuri i shpimit zvogëlon performancën e materialeve fiksuese).
Përparim më i shpejtë dhe pa fërkim i shpimit
Reduktimi i pluhurit të shpimit parandalon bllokimin gjatë shpimit, prandaj siguron një përparim më të shpejtë dhe pa fërkime të shpimit.
Vend pune i pastërt dhe i shëndetshëm
Nxjerrja e menjëhershme e pluhurit të shpimit në majë të shpimit për një vend pune të pastër dhe të shëndetshëm.

Testimi praktik


Për shkak të eliminimit të kohës së pastrimit të vrimës pas shpimit,
vetëm rreth gjysma e kohës së instalimit është e nevojshme tek shpimi
me Punto thithëse FHD në krahasim me puntot konvencionale.

Kur fusim në përdorim Punton thithëse, për shkak të pastërtisë mund të punohet
paralelisht edhe në punë tjera psh., vendosja e instalimeve elektrike
Kjo ngrit efikasitetin e punëve në vendndërtim.

Për më tepër, kursehen edhe materialet tjera që përdoren për thithëset e zakonshme
psh. kokat me fshesa, pompat apo kokat me ajër të kompresuar, etj.

 


Karakterisitikat e produktit

  1. Shpimi dhe pastrimi i vrimave të shpimit në një hap të vetëm kursen shumë kohë për ankorimin.
  2. Nxjerrja e menjëhershme e pluhurit të shpimit për një vend pune të pastër dhe të shëndetshëm.
  3. I përshtatshëm për SDS Plus dhe SDS Max. 

Maja e centrimit

  1. Maja e centrimit lejon pozicionimin e saktë në sipërfaqe të pabarabarta duke reduktuar rrëshqitjen.
  2. Baza precize piketon materialin e metalit karbid për një shpim të shpejtë.
  3. Shenjat e konsumimit në kokën e puntos, për identifikimin e lehtë të kufirit të konsumit sipas PGM.

Materialet ndërtimore

Beton dhe beton i riforcuar

Tullë e plotë

Tullë e plotë nga rrëra gëlqerore

Tullë e plotë nga rrëra gëlqerore

Gurrë natyrorë

Aplikimet

Lidhjet me fileto çeliku plotësuese

Mbrojtëset e urave

Spitalet

Sallat e linjave prodhuese

Skelat e urave

Rafte të larta deposh

cd-5ccb697b6d-fqtfl