Konsulencë teknike

Kompetenca e fischer. Kjo ju lejon të planifikoni saktë.

Personi juaj i kontaktit për konsulencë teknike

Hotline Konsultim nga specialistët

(si dhe nga inxhinjerët tanë në Austri : +43 (0) 2252 537 30-0)

Oraret e Hotline

Mo - Do 07:30 – 16:30 Uhr
Fr 07:30 – 12:30 Uhr
Zyra në Austri

Në nivel të detyrës për projektuesit dhe inxhinierët e konstruksionit

  • Ne i ndihmojmë projektuesit dhe inxhinierët e konstruksionit, të kursejnë kohë dhe para në mënyrë efektive, gjë e cila ndikon në të gjitha fazat e ndërtimit.
  • Në mënyrë ideale, bashkëpunimi fillon që në parafazë (të punës), për shembull tek optimizimi ekonomik i konstruksionit të ankorimit, tek dimensionimi i konstruksioneve të veçanata dhe tek matjet e mostrave.
  • Me buletine (Newsletter), me postë dhe me kontakte personale, i mbajmë të informuar vazhdimisht 20.000 Projektues dhe inxhinierë konstruksioni.
  • Softueri i provuar i fischer FIXPERIENCE, bën pjesë patjetër te veglat e (punës) dorës në shumë ndërmarrje projektimi.

Specialistët e fischer në shërbimin e jashtëm 

  • Ne i ndihmojmë klientët tanë në vendin e ndërtimit. Ne këshillojmë dhe ndihmojmë për të fiksuar çdo gjë në mënyrë të saktë. Provat e tërheqjes dhe testet e fiksimit në vendin e aplikimit na japin më shumë siguri. Mbi të gjitha, në materiale ndërtimi të vështira.
  • Me synimin jo vetëm tek siguria: Së bashku me klientët tanë shtjellojmë në vend zgjidhjet e fiksimit, të cilat janë efektive dhe ekonomike. Proceset e montimit zhvillohen në mënyrën më të përshtatshme nën mbikëqyrjen e përparimit të përgjithshëm në vendin e ndërtimit.
  • Ofrimi i trajnimit për klientët dhe punonjësit e tyre sipas „udhëzimeve të DIBt për montimin e ankerave të upave“ ndihmon në aplikimet e përditshme dhe jep njohuri (dije) specifike.

Kompetenca e zgjidhjes nga specialistët e fischer

  • Vlen edhe në telefon: Inxhinierët dhe teknikët të cilët i përgjigjen pyetjeve, kanë përvojë praktike shumëvjeçare dhe dinë t'i vlerësojnë saktë kërkesat specifike.
  • Për klientët tanë ne jemi partnerë të besueshëm në telefon, kur bëhet fjalë për materiale ndërtimi, ngarkesa, matje upash, tema ankorimi, autorizime apo konstruksionin e pjesëve lidhëse.
  • Pyetjeve te zanatçinjve për ofertat u përgjigjen specialistët tanë në mënyrë kompetente.
  • Projekte të mëdha kërkojnë njohuri të veçanta për fiksimin (Know-how). Sipas dëshirës, një nga ekspertët e fischer bëhet pjesë e skuadrës së menaxhimit të punës në vendin e ndërtimit.
sc93-delivery-2