Professional App

Konsulenti mobil I fiksimit për specialistin

Konsulenti mobil I fiksimit për specialistin
Cila mënyrë mendoni se është më e shpejta, gjetja e produkteve tona me anë të katalogut apo aplikacionit tonë fischer Professional? 

Aplikacioni fischer Professional është një këshillues mobil i fiksimit dhe ofron mundësinë për përdoruesin profesionist, që të informohet shpejt dhe lehtë për produktet, të gjejë zgjidhjen e duhur të fiksimit me një këshillues dixhital ose të gjejë një dyqan në afërsi.

Zanatçinjtë janë kryesisht në lëvizje në vendin e ndërtimit. Tashmë ato përdorin telefonin inteligjent (Smartphone) për porositë, shënimet ose pyetjet. Aplikacioni fischer Professional u zhvillua për të krijuar një vlerë të shtuar pikërisht këtu – në vendin e ngjarjes.

Nëse doni informacione për produktin, si dokumente pranimi ose keni pyetje, se cili produkt është i duhuri – aplikacioni fischer Professional ju jep përgjigje.

…Dhe është i vlerësuar tashmë me çmimin Digital Champions Award.

Aplikacioni i rekomandon klientëve direkt zgjidhjen e duhur të fiksimit për secilin rast aplikimi dhe më pas i udhëzon ose tek një produkt i vetëm, ose tek një zgjidhje e plotë me llaç, shufër ankeri dhe këllëf. Të dhënat për bazamentin, për matjet e pjesëve të ndërtimit si dhe për llojin e montimit dhe ngarkesën e pranishme, e plotësojnë fushën e gjerë të veprimeve të aplikacionit.

Këshilluesi i ri i fiksimit ndodhet për ju pa pagesë në  Google Play Store  dhe në  Apple App Store  për shkarkim.

Mjetet dhe veçoritë

Aplikacioni fischer Professional ofron shumë Mjete dhe veçori të dobishme:

Si mund ta gjej matrialin e duhur të fiksimit?
Zgjidhjen e duhur përdoruesi e gjen në mënyrë krejt intuitive duke kërkuar të dhënat për bazamentin, për matjet e pjesëve të montimit si dhe për llojin e montimit dhe ngarkesën e pranishme.

Si mund t'i gjej shpejt të gjitha informacionet për asortimentin e fiksimit të fischer?
Falë katalogut online të produkteve, të gjitha produktet e fischer dhe të dhënat teknike në një shikim - gjithmonë të disponueshme dhe të përditësuara. Sipas nevojave të secilit, të filtrueshme dhe me skaner Barkodi.

Ku mund të gjej produktet e fischer afër zonës time?
S'ka rëndësi nëse jeni në montim apo nga vendi i ndërtimit - sa hap e mbyll sytë do të gjeni dyqanin më të afërt!

 

 

 

Konsulenti i produktit

Gjeni direkt zgjidhjen e duhur të fiksimit për
rastin tuaj të aplikimit.

Katalogu-Online

Informohuni për të gjitha produktet fischer. Ju do të gjeni vlerat dhe të dhënat teknike në lidhje me to.

Të rejat

Këtu do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me fischer - si inovacionet e produktit apo pikat kryesore të kompanisë.

Skaneri i Barkodit

Skanoni produktin tuaj dhe do të merrni të gjitha informacionet në lidhje me të. P.sh. Për montimin.

Kërkim i pikës së shitjes

Gjeni shitësin afër jush, i cili jua dërgon edhe produktin tuaj të përzgjedhur në asortiment.

Live-Chat

Përfitoni me kontakt të drejtpërdrejtë nga përvoja praktike shumëvjeçare e inxhinierëve dhe teknikëve të fischer-it
Shkarkoni tani aplikacionin fischer Professional menjëherë dhe pa pagesë në   Google Play Store  oder im  Apple App Store  - përdorni dhe përfitoni përherë pa pagesë të gjitha funksionet e plota!

Aplikacioni fischer Professional merr çmimin Digital Champions Award 

Aplikacioni fischer Professional është vlerësuar me çmimin Digital Champions Award të Rajonit Jugperëndimor. Çmimi u dha për kategorinë „Përvoja dixhitale e klientit“.

Një juri me shumë ekspertë e vlerësoi aplikacionin fischer Professional të shkëlqyeshëm për cilësinë e tij të përdorimit për klientët. Për zgjedhjen e fituesit ishin vendimtare kritere si vlerësimi i suksesit ekonomik, inovacioni në lidhje me madhësinë e ndërmarrjes si dhe frymëzimi për shtresën e mesme.   

Iniciativa „DigitalX“, e cila jep çmimin, përbëhet nga Deutsche Telekom dhe revista WirtschaftsWoche. Patronazhi ndodhet në Ministrinë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë. Çmimi që jepet çdo vit ka për qëllim, të çojë përpara dixhitalizimin në ekonominë rajonale.

sc93-delivery-2