Shërbimet elektronike

Gjetësi i upave fischer - Zgjidhja e duhur për çdo aplikim

fischer ka zgjidhjen e duhur për çdo aplikim, një krejt të veçantë nëse kërkohet – apo një upë universale për çdo mur

Cilën upë të zgjedh për mur me hapësirë, në gur të plotë apo për materale paneli?
Cila upë është e duhura për aplikimin tim?
Jeni ndodhur ndonjëherë para këtyre pyetjeve dhe nuk dinit si të ndihmonit veten, në mënyrë që rafti juaj i ri i varur të mos humbasë përsëri mbështetjen?

Falë aplikacionit të ri pa pagesë të gjetësit të upave të fischer, për iOS dhe Android, ju nuk do të ndodheni më para kësaj situate të vështirë!

Aplikacionin e gjetësit të upave fischer e merrni

në App Store për iOS pajisje
dhe në Play Store për Android pajisje

Edhe pa Smartphone ose Tablet ju do të këshilloheni në mënyrën më të mirë përsa i përket upave. Me gjetësin e upave fischer në faqen tonë të internetit (Homepage) ju mund të kërkoni edhe nga kompjuteri juaj për upat e përshtatshme fischer!

Blerje online në fischer.at

Mundësi e thjeshtë dhe e qartë e porositjes

Ju keni marrë informacionet e dëshiruara për produktet fischer në faqen tonë të internetit dhe do të donit ta porositnit produktin tani?

Menjëherë, pa problem.

Me ndihmën e dyqaneve me pakicë të fischer, juve ju ofrohet mundësia ta porositni produktin e dëshiruar direkt online. Një përzgjedhje e dyqaneve me cilësi të lartë është në dispozicionin tuaj. fischer i ka kushtuar rëndësi të veçantë përzgjedhjes së dyqaneve, të cilët garantojnë një proces të shpejtë dhe të lehtë.

Thjesht klikoni mbi butonin e kuq të blerjes dhe zgjidhni dyqanin e përshtatshëm për ju.

Shkëmbimi i të dhënave

Për të bërë të mundur informimin e partnerëve dhe klientëve tane, ne kemi sistemin PIM (Menaxhimi i informacioneve të produkteve) e cila është një bazë të dhënash,  falë së cilës ju keni mundësinë që të pajiseni në mënyrë të pavarur dhe në çdo kohë me produktet e nevojshme. Mjafton të na dërgoni listën me numrat e artikujve që ju interesojnë, dhe ne ju furnizojmë me të gjitha të dhënat e nevojshme (për shtyp, sistemin tuaj lokal (ERP) apo për shitoren tuaj elektronike). 

Ju ofrjmë të dhënat e produkteve tona në formatet: CSV, EDIFACT, ONORM, apo ndonjë format tjetër të preferuar.

nexMart - Portali i porosive për shitësit

Shërbimi i porosisë dhe i dërgesës

Porositni si shitës produktet tuaja të dëshiruara fischer lehtë dhe rehat tek nexMart.
Thjesht kyçuni në numrin tuaj të klientit dhe porositni direkt.

Avantazhet tuaja në një shikim:

  • Kërkim i lehtë i artikullit
  • Porositni në çdo kohë (365 ditë në vit, 24 orë)
  • Informacion i menjëhershëm për disponueshmërinë ose kohën e dorëzimit
  • Konfirmim i menjëhershëm i çmimit dhe gjendjes
  • Arkiv i porosive dhe ndjekje e dërgesave
  • Merrni përgjigje automatikisht (konfirmime të porosive, njoftim të transportit, faturat)

Tek portali nexmart

sc93-delivery-2