Për llogaritjen e shpejtë të aplikimeve tuaja me vidën fischer, si p.sh. fiksimin e sistemeve të izolimit të çative dhe matjen e nyjeve në ndërtimet me dru.
Matja bëhrt sipas miratimit teknik europian (ETA) në bazë të Eurocodes 1 dhe 5 me dokumentat përkatëse ndërkombëtare të aplikimit. Një modul është për matjen e fiksimit të sistemeve të izolimit të çative me vidat fischer në forma të ndryshme të çative si dhe gjatë përdorimit të materialeve të izolimit.
Zona e saktë e ngarkesës së erës dhe borës përcaktohet ose automatikisht përmes kodit postar ose mund të jepet direkt në mënhyrë alternative.
N module të tjera: lidhjet kryesore dhe dytësore, përforcimet mbështetëse; dyfishimet/ përforcimet e traversës, mbrojtjet tërthore, lidhje të zakonshme (dru-dru / metal-dru), bashkimet e jashtme, bashkimet e brendëshme, rinovim ballkonesh si dhe bashkime të skelave mund të bëhet matja e lidhjes ose përforcimit me vidën e filetuar plotësisht fischer Power-Full.
Me modulin më të ri "Allgemeine Schraubverbindung" (lidhje të përgjithshme me vida), mund të maten lidhjet e zakonshme me vida me anë të vidave fischer Power-Fast dhe fischer Power-Full.
Personi juaj i kontaktit për konsulencë teknike
Hotline Konsultim nga specialistët
(si dhe nga inxhinjerët tanë në Austri : +43 (0) 2252 537 30-0)
Oraret e Hotline