Përdoruesi udhëzohet hap pas hapi nga matja. Një njoftim në status informon vazhdimisht për ngarkesën statike të sistemit të instalimit të përzgjedhur të fischerit. Në një përzgjedhje të shpejtë, mund të kemi dëshmi statike për dhjetë zgjidhje standarde të ndryshme me konsola, korniza dhe shina. Në mënyrë alternative, mund të fillohet matja tek pajisjet më komplekse nga një parapërzgjedhje e sistemit të preferuar të instalimit. Këtu ndryshohen prerja tërthore e shinës, gjatësia ose distanca e pikave mbështetëse.
Në një hap tjetër, përcaktohen tipi, diametri, izolimi, dhe numri i tubave, të cilat i mban sistemi i izolimit. Për të shfaqur nëpërmjet opsionit tuba ose kanale bosh apo të mbushura me materiale, në sistemin mbajtës te paraqitur me grafik, krijohen automatikisht imazhe ngarkese dhe kështu na çojnë te provat statike të kërkuara për sistemet e shinave. Përveç kësaj, mund të jepen edhe ngarkesa individuale si për shembull për një kondicioner apo një kompresor direkt përmes ngarkesës së pikave ose vijave që definohen në mëyrë të lirë. Përveç një rezultati të verifikuar, programi nxjerr pas matjes së suksesshme, edhe një listë me pjesë të elementeve të kërkuar për sistemin e përzgjedhur, si varëse, shufra të filetuara, shina për montim, morseta tubi dhe bashkues.
Personi juaj i kontaktit për konsulencë teknike
Hotline Konsultim nga specialistët
(si dhe nga inxhinjerët tanë në Austri : +43 (0) 2252 537 30-0)
Oraret e Hotline