Për verifikimin në përputhje me miratimin europian teknik (ETA) dhe zgjidhjet inxhinierike (ENSO) si provë për ankorimet statike dhe pothuajse statike. Nga këqyrjet inxhinierike (ENSO) është e mundur të zbulohen më mirë të gjitha kushtet dhe matjet të cilat kërkohen në të gjithë botën.
Përmes këtij shërbimi, ju keni avantazhin të mund të gjeneroni gjithmonë matjen e saktë në vendin përkatës. Me mbi 30 shoqëri në vende të ndryshme, fisher mund t'ju ofrojë 100% mbështetje në të gjithë botën. Për një përzgjedhje më të lehtë të upave, është në dispozicion edhe matja e shumëfishtë, e provuar për të gjitha produktet.
Një matje e bazuar në FE, e trashësisë së panelit të ankerit, është e mundur tani edhe me materialet dhe fortësinë e e panelit të ankerit, të përcaktuara nga përdoruesi. Nëpërmjet observimit të matjeve inxhinierike (ENSO) mund të ndërtohen dhe të maten shumë panele ankeri të ndryshme, gjeometria dhe rregullimi i ankerave.
Versioni i ri i C-FIX me kohë fillimi të optimizuar, lejon matjen e fiksimeve në muraturë sipas specifikimeve të ETAG. Këtu është e mundshme një formë paneli ankeri e ndryshueshme por tek e cila numri i upave është i kufizuar në 1, 2 ose 4, sipas përcaktimeve të ETAG. Për muraturê prej gurëve me format të vogël, kemi opsionin për matjen me njësi. Në këtë mënyrë, është e mundur të planifikojmë edhe thellësi ankorimi deri në 200 mm dhe ta provojmë me sukses />
Për matjen e fiksimeve në muraturë, përdoret një sipërfaqe përdorimi e ngjashme si tek matja në beton. Kjo lehtëson fillimin e shpejtë dhe veprimin. Të gjitha opsionet, të cilat nuk jane të lejueshme për bazamentin e përzgjedhur, çaktivizohen automatikisht.Të përshtatshme me secilin gur, ofrohen si zgjedhje të gjitha kombinimet e mundshme të ankerave dhe këllëfëve të ankerave. Kështu, një e dhënë e gabuar përjashtohet. Gjatë ndërrimit të matjes ndërmjet betonit dhe muraturës, do të merren të gjitha të dhënat në lidhje me to. Kjo e lehtëson procesin dhe mënjanon gabimet.
Shumica e të dhënave mund të jepen direkt në grafik,të dhëna shtesë janë të disponueshme pjesërisht në menu. Pavarësisht se ku i hasni ndryshimet, garantohet një ekuilibrim automatik në të gjitha opsionet e administrimit të lidhura me të. Konstelacione të palejuara shfaqen nga një njoftim konstatues, një llogaritje në kohë reale ju dërgon juve për çdo ndryshim, rezultatin përkatës. Të dhëna shumë të mëdha ose shumë të vogla për distancën nga skajet dhe/ose nga boshti ju shfaqen në rreshtin e statusit dhe gjithashtu mund të korrigjohen menjëherë. LLogaritja e e mbushjes (lidhjes në mur) e kërkuar nga ETAG formohet sipas përdoruesit, nga kërkesa të strukturuara qartë në menu për procesin dhe trashësinë e mbushjes (lidhjes).
Rezultati i matjes mund të ruhet dhe të printohet si dokument i saktë dhe i verifikueshëm me të gjitha të dhënat për matjen dhe produktin.
Personi juaj i kontaktit për konsulencë teknike
Hotline Konsultim nga specialistët
(si dhe nga inxhinjerët tanë në Austri : +43 (0) 2252 537 30-0)
Oraret e Hotline