Softueri matës i fischerit FIXPERIENCE ju ndihmon juve si planifikues, hartues dhe zanatçinj në mënyrë të sigurtë dhe të besueshme në matjen e projekteve tuaja. FIXPERIENCE është ndërtuar në mënyrë modulare dhe i përdorshëm për një mori aplikimesh. Me ndihmën e programit të dashur për përdoruesit, mund të ndërtohen dhe të maten ankorimet dhe fiksimet në mënyrë të thjeshtë dhe fleksibël.Sipas miratimit të standardeve autoritare ndërkombëtare, ky softuer i përmbush të gjitha kushtet për përdorim global. Kurrë më parë nuk ka qenë matja kaq e thjeshtë!
Ndërtimi i ri modular i programit përfshin një softuer inxhinieri dhe module speciale përdorimi. Kështu, ju mund të planifikoni projekte të plota dhe aplikime të veçanta sipas synimit tuaj dhe me koston më të mirë.
Aktual
I qartë dhe fleksibël
Ndërkombëtar
I sigurtë dhe i besueshëm
Shërbim i thjeshtë dhe vlerë njohjeje e lartë
Një shërbim i thjeshtë dhe i shpejtë nëpërmjet shfaqjes së të gjitha vlerave në Toolbox e lehtëson matjen. Rreshti i statusit ju tregon në kohe reale ngarkesën mbi mekanizmat e ndryshëm të mosfunksionimit. Përmbajtjen e menusë, të marrë përsipër nga Softueri COMPUFIX, do ta gjeni përsëri në Toolbox. Emërtime të qarta dhe simbole të mëdha ju ndihmojnë.
Informacionet për produktin shfaqen nëpërmjet dritares së iformacionit të produktit.
Të gjitha dritaret mund të shfaqen ose të fshihen dhe kështu ju ofrojnë fleksibilitet të lartë.
Personi juaj i kontaktit për konsulencë teknike
Hotline Konsultim nga specialistët
(si dhe nga inxhinjerët tanë në Austri : +43 (0) 2252 537 30-0)
Oraret e Hotline