Grupi i ndërmarrjeve fischer do të harmonizojë dhe thjeshtojë ndërkombëtarisht emërtimin e produkteve të ti prej çeliku që nuk ndryshket. Ne do t'i përshtatim emërtimet tona në të ardhmen në përputhje me shkallën e rezistencës ndaj gërryerjes sipas DIN EN 1993-1-4.
Produktet prej çeliku të shkallës së rezistencës ndaj gërryerjes III do të mbajnë në të ardhmen shtesën R (nga anglishtja: Resistant). Këto materiale çelik inoks mund të përdoren në ambjente të brendëshme të thata, për pjesë ndërtimi në ambjentet e jashtme ( duke përfshirë zona industriale dhe ato afër detit) dhe në ambjentet me lagështirë.
Art. Nr. 501403 FAZ II 10/10 A4 → Art. Nr. 501403 FAZ II 10/10 R
Produktet prej çeliku të shkallës së rezistencës ndaj gërryerjes V do të mbajnë në të ardhmen shtesën HCR (nga anglishtja: High Corrosion Resistant).
Këto çelik inoksi mund të aplikohen në kushte veçanërisht agresive ( si p.sh. në zhytjet alternative në ujin e detit apo në ambjente me përmbajtje klori në pishina.
Ne kemi përmbledhur për ju të gjitha informacionet për ndryshimin e emërtimit të produktit në mënyrë kompakte në një Flyer në Formatin-PDF.
Shkarkojeni tani këtu