Industri / OEM

Industri

Konsulencë, produkte dhe shërbime planifikimi – të gjitha nga një burim i vetëm: Kjo është kërkesa që fischer ia bën vetes në partneritetin me klientët e saj në fushën e industrisë. Pavarësisht nëse jeni aktiv në industrinë e automobilave, në ndërtimin e impjanteve dhe makinerive, në ndërtimin e fasadave, në fushën e inxhinierisë elektrike dhe të transportit ose në një fushë tjetër – produktet dhe shërbimet e fischer i drejtohen gjithmonë dhe tërësisht nevojave të klientëve. Këtu bën pjesë kompetenca teknike e konsulencës së skuadrave të fischer. Ju do të merrni përkujdesje gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, nëse dëshironi, specialistët tanë vijnë edhe tek ju në vendin e ndërtimit. Ne jemi personi i kontaktit i besueshëm për ju, nëse bëhet fjalë për përcaktimin e matrialeve të ndërtimit, matjet e upave, zgjidhjet e fiksimit, autorizimet apo konstruksionet. Dhe nëse është e nevojshme, ekspertët tanë hartojnë zgjidhje të veçanta.

Një shërbim i gjithanshëm, siç e kupton fischer, përfshin gjithashtu marrjen parasysh të çështjeve tregtare: fischer ju ofron zgjidhje të sigurta dhe të ndjeshme ekonomikisht. Nga kjo del "Vlera e shtuar" e fischer për ju si partneri jonë industrial:

  • përkujdesje e plotë në të gjitha fazat e projektit
  • konsulencë gjithëpërfshirëse
  • hartim i zgjidhjeve të veçanta individuale
  • marrje parasysh e efikasitetit ekonomik

OEM

Pothuajse 14.000 produkte fiksimi përfshin asortimenti i gjerë i fischer: një bazë optimale, që të mund t'ju mbeshtesim dhe t'ju dërgojmë në mënyrë profesionale juve si klientët tanë. Pavarësisht nga fusha juaj, ne ju vëmë në dispozicion produkte të individuale ose sisteme të tëra. Dhe si partneri juaj, ne me kënaqësi bëjmë produkte me porosi që janë përshtatur pikërisht për nevojat tuaja. Ne bëjmë për ju dhe zgjidhje individuale të paketimit Ju na thoni llojin dhe numrin e produkteve të dëshiruara, ne bëjmë gati paketën për ju - gjithashtu, nëse dëshironi, edhe me etiketë private.

Për ne është e rëndësishme që ju me çështjet tuaja specifike të ndjeheni maksimalisht të sigurt tek ne. Për çdo kërkesë ne gjejmë zgjidhjen e duhur:

  • Përzgjedhje nga rreth 14.000 produkte
  • Zgjidhje fiksimi të sigurta dhe ekonomike
  • Paketim i bërë me porosi i produkteve tuaja
  • Porosi të veçanta si dhe projekte zhvillimi të përbashkëta
  • Paketim individual dhe etiketë private
Tek Katalogu i Produkteve Online

Shërbim

Nga A-ja deri tek Z-ja: shërbimi i fischer është gjithëpërfshirës. Sepse ne duam t'ju qëndrojmë pranë në çdo fazë të projektit tuaj, me këshilla dhe vepra. Kjo fillon me planifikimin, për të cilin ne ju ndihmojmë me softuerin tonë të matjes Fixperience.
Gjithashtu, ju këshillojmë në mënyrë kompetente për të gjitha çështjet e statikës, projektimin dhe ndërtimin – edhe për testet e tërheqjes në vend. Ju do të merrni rekomandime të menduara mirë, dhe zgjidhjet e propozuara gjithashtu marrin parasysh gjithmonë aspektet ekonomike. Përveç kësaj, ne ju dërgojmë produktet e nevojshme në kohën e duhur, në vendin e dëshiruar.

Nëse ngecni në projektin tuaj me zgjidhje standarde fiksimi, ne ju ndihmojmë me produkte të bëra me porosi.

Ju mund t'i besoni Shërbimit tonë të plotë (Komplett-Service)

  • Mbështetje në planifikimin dhe ekzekutimin e matjes së upave
  • Propozime kompetente për zgjidhje në çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike
  • Konsulencë dhe dorëzim në vendin e ndërtimit
  • Teste të tërheqjes
  • Nëse është e nevojshme, zgjidhje individuale me zgjidhje të veçanta

Industri fischer

Keni pyetje? Na kontaktoni!
sc93-delivery-1