A|C|T - (Advanced Curtain wall Technique) - Teknika e përparuar e murit 

Sistem I kompletuar për fiksimin e fasadave të ajrosura. 

Me sistemin ACT (Advanced Curtain wall Technique) fischer i ofron arkitektëve dhe planifikuesëve një sistem të plotë cilësor e inovativ për fiksimin e fasadave të ventiluara. Përveç avantazheve teknike dhe ekonomike, sistemi ACT sjell me vete veçanërisht një liri krijuese arkitektonike të shkëlqyeshme:

ACT mundëson vendosjen e paneleve të fasadave prej guri natyror duke filluar nga 20mm trashësi, si dhe panele xhami ESG dhe TVG duke filluar nga 6 mm trashësi xhami. Kështu, është e lirë zgjedhja e pozicionit të ankerit të fiksimit në anën e mbrapme të panelit. Shkëmbimi i paneleve individuale ose të gjitha, është i lehtë. Vetë panelet e pragjeve fiksohen pa probleb dhe me fleksibilitet më të madh.

&Highlight estetik:
Teknologjia me nënprerje në lidhje me ankerin e panelit fischer Zykon- FZP II, kujdeset për një pamje të nyjës pa elementë fiksues të dukshëm.

ACT rrit mundësitë - dhe ul kostot

Sistemi fischer ACT hap rrugën për realizimin e planifikimeve të kërkuara, komplekse të fasadave - dhe në mënyrë shumë lehtë dhe ekonomike. Shkaqet janë të lidhura me sistemin: Ankeri i panelit Zykon FZP II siguron një fiksim sipas formës dhe pa presion të zgjerimit në një vrimë shpimi.

Krahasuar me fiksimet konvencionale, kjo teknologji sjell me vete një shumëfish të forcave mbajtëse, lejon trashësi më të vogla të panelit dhe formate më të mëdha të panelit për shkak të momenteve më të vogla të përkuljes së panelit. Pozicionimi i optimizuar i ankerit zvogëlon sforcimin e përkuljes në pllakë me rreth 50% në krahasim me sistemet konvencionale.

Dhe: Duke përdorur ankera të montimit në distancë, çdo tolerancë në trashësinë e panelit mund të ekuilibrohet.

Teknologjia e sistemit ACT e koordinuar në mënyrë të përsosur me ankerat e panelit, nënkonstruksionin e përshtatshëm dhe teknologjinë e sofistikuar të shpimit të kursen shpenzimet në vendin e ndërtimit: Montimi bëhet lehtë, shpejt dhe i pavarur nga moti. Koha e ndërtimit shkurtohet - dhe kostot gjithashtu zvogëlohen.

Të tre sistemet ACT në një përmbledhje

System one

Pjesë përbërëse e teknikës së sistemit ACT është nënkonsrtuksioni me kapëse SystemOne i fischer. Ai është konceptuar për ngarkesa të mëdha, për panele guri natyror të rënda dhe me përmasa të mëdha dhe për kalimin me urë të strukturave jo-mbajtëse. Ndërtimi zvogëlon kohën e montimit në vendin e ndërtimit, redukton zhurmën p.sh. gjatë rinovimeve dhe lejon zëvendësimin e lehtë të paneleve.

Ekonomik dhe në përputhje me standardet: këndi i pragut fischer për fiksimin mekanik të paneleve të pragut në nënkonstruksionin SystemOne.

System one light

SystemOne light është zgjidhja efikase kur bëhet fjalë për montimin e shpejtë të fasadave të ventiluara, të vendosura më parë, të bëra ngLidhja mekanike e paneleve zbuluesea panele fasade të lehta. Sigurisht që edhe në këtë sistem shinash bëjnë pjesë të gjitha avantazhet që e bëjnë SystemOne kaq unik:

  • montim i shpejtë përmes sistemit të varjes
  • Asnjë ankorim i dukshëm në ndarje (fugë)
  • I projektuar për ngarkesa të larta
  • Kalim me urë të strukturave jo-mbajtëse
  • I përshtatshëm në mënyrë ideale për veshje në konstruksionin e skeletit
  • Fiksim mekanik i paneleve të pragut
  • Shkëmbimi i paneleve të fasadës pa i dëmtuar

Sistemi i mbajtëses (mbërthimit) së murit

  • Ura termike të minimizuara
  • Kosto e ulët e shpimit
  • Nivel i ulët i zhurmës gjatë rinovimeve
  • Montim i thatë, edhe në temperatura ekstreme

Prerje tërthore-Pikë fiksuese në xham

Po aq njohuri teknike sa për ankerin, mbajtësin e pikës dhe nënkonstruksionin duhet edhe për teknologjinë e shpimit të ACT. Për shkak se pajisjet e shpimit për krijimin e vrimave të shpimit janë një komponente e domosdoshme e sistemit të përgjithshëm, i cili përbëhet nga vrima e shpimit dhe ankeri ose mbajtësi i pikës.

fischer ofron këtu makineri me madhësi të ndryshme të prodhuara vetë, nga makineria e kantierit të ndërtimit, deri te pajisjet në seri të mëdha. Këto makineri mundësojnë prodhimin e shpejtë dhe ekonomik të vrimave të shpimit me mjete shpuese diamanti. Ankerat ose mbajtëset e pikës montohen më pas në panele. Specialistët e fiksimit të qendrës kompetente të ACT ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh në këtë drejtim:

  • Makineri të ndryshme në program
  • Makineri të serive të mëdha
  • Ndihmë në përzgjedhjen e makinerisë
  • Blerje / Marrje me qira të makinerive

Mbajtësi i parë në botë i pikës për xhama është arritje e teknikës

Instituti gjerman për teknikën e ndërtimit (DIBt) në Berlini ka dhënë mbajtësit të pikës Zykon (FZP-G) të fischer miratimin e inspektoratit të përgjithshëm të ndërtimit. Zhvillimi revolucionar është pra thelbi i teknikës dhe tani mund të zbatohet pa miratim në raste të veçanta për fasada të sofistikuara xhami. Përmes aplikimit të teknologjisë së prerjes tërthore, ndërmarrja jonë ka arritur të realizojë mbajtësin e parë në botë të pikës për xhama, tek i cila shpimi i vrimës nuk e depëton xhamin.

Tek FZP-G-Z bëhet fjalë për një mbajtës pike prej çeliku që nuk ndryshket. Ai përbëhet nga një bulon në formë koni, mëngë (këllëf) zgjeruese, kapak plastik, rondele ekuilibruese dhe dado stopuese. Faqja e jashtme e lëmuar e fasadës së xhamit, i ofron arkitektëve një liri më të madhe krijuese, njëkohësisht reduktohen probabiliteti i ndotjes dhe shpenzimet e pastrimit.

fischer FZP-G-Z ofrohet në dy variante, për veshje xhami nga xham sigurie me një shtresë (ESG oder ESG-H) dhe xham sigurie i laminuar (VSG). Pllakat e xhamit mund të jenë të smaltuara ose të veshura, përveç kësaj, ato mund të përdoren si mbështetëse për elementët e paneleve të diellit.

Shërbim

Ju ofrojmë shërbim të plotë nga një burim I vetëm
Zum fischer Service

Produktet

Të gjitha produktet ACT në mënyre kompakte dhe informuese me një shikim
Zu den fischer ACT Produkten

Referenca

Nëse bëhet fjalë për tunelin Gotthard apo Burj al Arab, fischer është në një hap me kohën në të gjithë botën
Zu den fischer Referenzen
sc93-delivery-2