Zgjidhje për punëtorët e kategorisë Bëje-Vetë

fischer ofron upën e duhur për çdo rast aplikimi

fischer ka zgjidhjen e duhur për çdo aplikim: një krejt të veçantë, nëse kërkohet – ose një upë universale për çdo mur.

Cilën upë të zgjedh në materiale me boshllëk, në gur të plotë apo në materiale paneli? Cila upë është e duhura për aplikimin tim?
Tek fischer keni mundësi të ndryshme, të gjeni upën e përshtatshme.

Gjetësi i upave për punëtorin e kategorisë Bëje-Vetë

Këtu gjeni produktin e duhur!

… Dhe përveç kësaj, shumë këshilla dhe marifete të dobishme: Kështu, ndër të tjera, ju do të merrni informacione për materialet e ndërtimit në përgjithësi ose mësoni se në cilin material ndërtimi shpohet në mënyrën e duhur, pra, shpohet me rrotullim, me goditje apo me çekiç shpimi.


Tek Gjetësi i upave

Aplikacioni Gjetësi i upave

Gjetësi i upave është si aplikacion pa pagesë për Smartphone ose Tablet:

në App Store për iOS
dhe në Play Store për Android

Me disa klikime, secili punëtor i kategorisë Bëje-Vetë, mëson çdo gjë për fiksimet, materialet e ndërtimit dhe montimin. Aplikacioni Gjetësi i upave tregon menjëherë edhe pikën e shitjes më të afërt.

Kërkim I pikës së shitjes

Gjeni pikën e shitjes fischer afër jush. Jepni thjesht kodin postar ose vendin!
Zur fischer Händlersuche

Produktet fischer

Falë mundësive të veçanta të filtrimit në katalogun tonë të produktit online, çdokush gjen produktin e duhur për problemin e tij të fiksimit. Dhe mundet ta porosisë atë direkt.
Zu den Produkten

Produkti I muajit për Kategorinë Bëje-Vetë

Doni të riparoni vrima të plasaritura ose shumë të mëdha? Ju vjen ndihma e shpejtë nga fischer me upën e lakueshme Fill & Fix për qëndrueshmëri të fortë.
Zum Fill & Fix

fischer segmentet e temave dhe sistemi I udhëzimit sipas ngjyrave tek dyqani juaj I materialeve të ndërtimit

Ju mund të vendosni menjëherë nga kjo ndihmë që ju ofrohet, nëse juve ju duhet nga fischeri vetëm upë apo për shembull edhe vidat e përshtatshme, grep rrethor apo këndor, si dhe materialet me aksesorët përkatës.
Në vazhdim ju mbetet edhe sistemi i provuar i udhëzimit me ngjyra, me anë të të cilit ju mund të vendosni menjëherë bazën e përshtatshmë për materialin e ndërtimit, dhe kështu jua lehtëson kërkimin për upën e përshtatshme për materialin tuaj të ndërtimit.

Gjithashtu, ju do të gjeni piktograme në paketimin e produktit të përcaktuar qartë me detaje të vlerave maksimale të mbajtjes në kilogramë, si dhe këshilla të tjera të fiksimit.

Përveç kësaj: Të gjitha informacionet i gjeni edhe në Gjetësin tonë të upave Në faqen e internetit të fischer.
Tani ka mbetur vëtëm një gjë: Nxito për tek  marketi i ndërtimit dhe shko tek vitrina e re e fischer!

 


Rafti i përshtatshëm është gjetur dhe tani duhet të montohet në mur - për ta fiksuar në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme, janë të domosdoshme upat dhe vidat e duhura.

Atëherë, nxitojmë tek marketi i ndërtimit dhe marrim pjesët e nevojshme – shpesh gjendemi para pyetjes, se cilat janë të duhurat.

Zgjedhja e duhur e upave dhe vidave, varet kryesisht nga pesha e objektit që do të fiksohet dhe nga materiali në të cilin do të fiksohet ky objekt.

Për çdo kërkesë fiksimi, kemi zgjidhjen e duhur nga fischer – për ta gjetur këtë, ju ndihmon nënndarja e vitrinës në segmente sipas kategorive dhe sistemi i udhëzimit me ngjyra i fischer.

fischer Shitje

fischer Austria GmbH
Wiener Strasse 95
2514 Traiskirchen
sc93-delivery-2