Zgjidhje për shitësit me pakicë

Kujdesi ndaj klientit në shërbimin e jashtëm dhe të brendshëm

Konsulencë e specializuar në telefon...

Partnerët tuaj të kontaktit, për të gjitha pyetjet rreth shitjeve, janë pranë jush në mënyrë të besueshme dhe me këshillim të kualifikuar.

Konsulencë teknike në telefon…


Ne jemi partneri i besueshëm i klientëve tanë edhe atëherë kur bëhet fjalë për materiale ndërtimi, ngarkesa, matje upash, tema ankorimi, autorizime apo konstruksion të pjesëve lidhëse.

… dhe në vendin e ndërtimit


15 Teknikë të aplikimit në shërbimin e jashtëm, këshillojnë dhe ndihmojnë që të fiksohet çdo gjë siç duhet. Provat e tërheqjes dhe testet e fiksimit në vendin e punës, japin siguri shtesë.

Shërbimi I porosisë dhe dorëzimit

fischer Dyqanet në një shikim


Produktet fischer përfaqësohen në Gjermani nga më shumë se 5.000 tregtarë të specializuar & shitës të materialeve të ndërtimit. Edhe shume markete ndërtimi disponojnë asortimentet cilësore fischer.

Këtu gjeni dyqanet tona

nexMart - Portali i porosive për shitësit


Porosisni si shitës produktet tuaja të dëshiruara fischer lehtë dhe rehat në nexMart (365 ditë në vit, 24 orë). Thjesht kyçuni në numrin tuaj të klientit dhe porosisni direkt.

Tek nexMart-Portal

Dërgesë


Ju porosisni dhe ne jua dërgojmë ku të dëshironi ju dhe klientët tuaj - në vendin e ndërtimit, duke ju kursyer kohë, direkt në punishte ose tek ju nëdyqan.

Kushtet e dërgesës


Kështu vijnë tek ju të gjitha trendet dhe inovacionet. Këtu do të gjeni shërbimet e ndryshme të fischer dhe se si mund të kurseni shpenzimet e transportit (dërgesës) kur porosisni.

Tek kushtet tona të dërgesës

Promocion shitjesh

Prezantimi i mallrave dhe vendosja e dytë


Prezantim produkti i orientuar drejt zanatçinjve: strukturë e qartë për një vendim blerjeje të sigurtë!

Aksione


Me aksione shitjesh të ndryshme ju mbështesim plotësisht juve dhe klientët tuaj.

Material informues


Njohuri specifike për teknikën e fiksimit, i gjeni në dokumentet tona të larmishme të shitjeve

Më shumë informacione

Mbështetje dhe trainime Online

Shitësit me pakicë online (Retail Connect)


Me ndihmën e fischer Retail Connect (shitjes me pakicë online), klienti ka mundësinë të kërkojë produktin e dëshiruar në katalogun online të produkteve fischer dhe të porosisë direkt online.
Tani, me funksionin e ri Karrocë – për një mbështetje më të mirë të shitjeve!

Baza e të dhënave të fotove


Ju duhet një foto e një prej produkteve tona, një shirit montimi, apo një logo?
Në bazën tonë të të dhënave të fotove MediaServiceOnline kemi për ju mbi 7.500 foto në pesë rezolucione të ndryshme, gati për shkarkim. Përveç të dhënave të printueshme, janë gjithashtu të disponueshme edhe të dhëna të optimizuara nga Interneti dhe Powerpointi.

Tek baza e të dhënave të fotove

Shkëmbim të dhënash


Në mënyrë që të mund t'ju japim informacione, na duhet një bankë të dhënash, e cila ofron mundësinë të furnizohet në mënyrë të pavarur dhe në çdo kohë me të dhënat e nevojshme të produktit.

Ju mund të zgjidhni ndërmjet formateve të shkëmbimit të të dhënave BME CAT 1.2, CSV Format, DATA NORM 4.0 dhe ELDA NORM 2000 A

fischer Shitje

fischer Austria GmbH
Wiener Strasse 95
2514 Traiskirchen
sc93-delivery-1